Shabani, largimi i radhës nga Gjilani

03 gusht 2020 | 18:41

Edhe një futbollist është larguar nga Gjilani pas përfundimit të edicionit futbollistik 2019/20. Bëhet fjalë për Kushtrim Shabanin i cili sot ka konfirmuar ndarjen me bardhëkuqet.

Shabani ka falënderuar të gjithë anëtarët e klubit dhe presidentin Florim Zuka për mbështetjen e vazhdueshme.

“Nga sot më nuk do të jem pjesë e SC Gjilanit! Një sërë falënderimesh shkojnë për presidentin, drejtorët, bashkëlojtarët, stafin e klubit dhe tifozët e klubit ultas ‘Skifterat’ për përkrahjen. Gjithashtu, SC Gjilanit i dëshiroj shumë suksese në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Shabani. Ai realizoi gol në ndeshjen e parafundit ndaj Ballkanit, duke i bërë “Skifterat” që për disa minuta ta ëndërrojnë titullin kampion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit “FC Kosova” u formua në vitin 1999…