Shabani: Shteti duhet të krijoj mjedis të favorshëm për bizneset

02 korrik 2023 | 12:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani, së bashku me deputetën Floretë Zejnullahu kanë vizituar “S//Sprint-in”.

Deputetët Shabani e Zejnullahu janë njoftuar nga stafi me aktivitetet e kësaj ndërmarrje e cila numëron mbi 180 të punësuar si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen.

“Nga stafi u njoftuam se po ballafaqohen me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike të nevojshme për funksionim normal dhe se keto mungesa janë shkaktare të mos rritjes dhe mëtutjeshme të numrit të punëtorëve.

“S//Sprint” tani Biznes lider në Kosovë së pari ishte hapur në vitin 2012, në fillim me kapacitet të ultë, me vetëm 6 të punësuar kurse sot mbi 180 dhe atë kryesisht gra dhe vajza.”, ka bërë të ditur Shabani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Shabanit:

Së bashku me deputeten e Kuvendit te Kosovës znj. Floretë Zejnullahu dhe disa gra dhe vajza të degës së PDK-së në Podujevë vizituam “S//Sprint” me të vetmin qëllim  për tu njoftuar për aktivitetet e tyre si dhe për  të identifikuar nevojat, kërkesat, problemet dhe pengesat e mundshme që mund ti ketë ky biznes.

Nga stafi u njoftuam se po ballafaqohen me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike të nevojshme për funksionim normal dhe se keto mungesa janë shkaktare të mos rritjes dhe mëtutjeshme të numrit të punëtorëve.

“S//Sprint” tani Biznes lider në Kosovë së pari ishte hapur në vitin 2012, në fillim me kapacitet të ultë, me vetëm 6 të punësuar kurse sot mbi 180 dhe atë kryesisht gra dhe vajza.

Ne pergëzuam menaxhmentim dhe punëtorët e fabrikës për cilësin e produkteve që ofrojnë në treg dhe për sukseset që kanë arritur në exportimim e produkteve të tyre në shumë vende të BE-së.

Shteti duhet të krijoj mjedis të favorshëm për të gjitha bizneset, përkrahja e bizneseve prodhuese në veçanti është interes  i komunës dhe qytetarë e tanë.

Për fat të keq nga pushteti aktual, bizneset nuk janë duke i përkrahur sa duhet, kjo  gjendje duhet të ndryshojë, ne ju premtuam angazhimin tonë të mundshëm për ti përkrahur  por përkrahja më e shpejtë mund të arrihet vetëm atëherë kur Qeverinë ta udhëheqë PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, pak kohë më parë u…