Shahin Dervishaj nderohet me mirënjohje për kontributin në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri

25 dhjetor 2025 | 18:03

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, Shahin Dervishaj, është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri.

Afaristi Dervishaj ka theksuar se ky nuk është thjesht një donacion pajisjesh sportive nga ai për shkollën por është një mesazh shprese për të rinjtë tanë: “besoni te vetja dhe synoni ëndrrat tuaja!”.

“Faleminderit drejtorit z. Galip Avdiu dhe profesorëve të mrekullueshëm, që çdo ditë punojnë me zemër për të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur investojmë te rinia, investojmë te e ardhmja e vendit tonë”, ka shkruar në ‘Facebook’ Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar rreth asaj…