Shahin Dervishaj nga Göppingeni: Mobilizim i madh në diasporë dhe në Kosovë, që PDK-ja të dalë e para

15 dhjetor 2025 | 10:29

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, afaristi Shahin Dervishaj, është takuar me kryesinë e nëndegës së Göppingenit, me të cilët ka diskutuar për mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Dervishaj ka shkruar në “Facebook” se po shihet një mobilizim i madh, si këtu në diasporë ashtu edhe në Kosovë, që më 28 dhjetor PDK-ja të dalë e para.

Postimi i plotë i tij: 

Mbrëmë erdha nga Kosova për t’u takuar me kryesinë e nëndegës së Göppingenit.
Ishte një mbrëmje familjare dhe një pritje që do të mbahet mend gjatë.

Diskutuam gjerë e gjatë dhe të gjithë u pajtuam se nevojitet një mobilizim i madh, si këtu në diasporë ashtu edhe në Kosovë, që më 28 dhjetor PDK të dalë e para.

Faleminderit Göppingen.
Faleminderit Leon Duhanaj.
Bashkë. Përpara
#PDK130
#BedriHamza1
#ShahinDervishaj77

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Concierge Park” L.L.C. shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së, me…