
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
04 shkurt 2025
| 21:46
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka realizuar një vizitë të rëndësishme në Polacin e Hasan Prishtinës, ku nderoi trashëgiminë e patriotit të shquar, Gani Koca.
Gjatë kësaj vizite, Dervishaj ka theksuar rëndësinë e figurave të shquara historike, si Hasan Prishtina dhe Gani Koca, për luftën dhe çlirimin e Kosovës.
Në fjalën e tij, Dervishaj ka reflektuar mbi kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre personaliteteve për atdhenë tonë, duke nënvizuar se angazhimi për kombin është gjithmonë një detyrë e shenjtë.