Shahini: Konsumi i prodhimeve vendore prioritet kombëtar

23 dhjetor 2022 | 21:48

Aleanca Kosovare e Bizneseve bashkë me Organizata më të madhe shqiptare turistike të restoranteve bujtinave dhe atë shoqata Tirana dhe shumë Organizata të tjera ekonomike të Kosovës, Shqipërisë, të Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Luginës së Preshevës u takuan në një darkë festive në Gardenland Resort në Vau i Dejës- Bushat të Shqipërisë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë, z. Mark Babani.

Agim Shahini, kryetar i AKB theksoi se Misioni i ngritjes së vetëdijes kombëtare për konsum të produkteve vendore rrit mirëqenien dhe nxit zhvillimin ekonomik Kombëtar dhe sonte jemi këtu në kuadër të Javëve të Biznesit 2022 për të promovuar iden që të konsumohet më shumë 100 % shqip me rastin e festave të Fundvitit.

Kujtim Dervishi, kryetar i organizatës më të madhe shqiptare Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare tha se ne do e bëjm të pamundurën për të ngrit nivelin e vetëdijes kombëtare për të konsumuar sa ma shumë prodhim vendi në të gjitha Restorantet, hitelet dhe bujtinat anë e mbanë vendit si interes i përbashkët Kombëtar.

z.Mark Babani, kryetar i Bashkisë Vau i Dejës  tha se i mirëpresim iniciativat e të gjitha bizneseve nga do që ato vijn e që kanë për qëllim rritjen e ekonomisë  lokale dhe nacionale. Ne si Bashki do të jemi në mbështetje të investimeve dhe rritjes së bashkëpunimit me të gjithë sektorët që lidhin prodhimin dhe turizmit shqiptar.

AKB gjatë kësaj darke festive ndau dy  Mirënjohje si shenjë falnderimi për konsum të prodhimeve vendore dhe mikpritjes së mysafirëve kosovar gjatë tërë vitit Pronarit të Resortit më të madh të kësaj ane Gardenland Hotel z.Perparim Rraboshta i cili në marrje të kësaj mirënjohje tha se për mua dhe biznesin tim ky vlerësim ēshtë i veçantë pasi që ju më keni vlerësuar nga hulumtimet e juaja se ne vërtet presim gjatë tërë vitit mysafirë të shumtë nga Kosova sidomos ata të sporting  kulturës diasporës dhe rinisë për të cilat Resorti ynë i plotëson kushtet maximale me shumë prodhime vendore.

Kurse pronarit të Hotel-Restorant Panorama Dajt z. Kujtim Dervishi ju dha mirënjohje e veçantë për kontributin e dhënë në promovimin e hoteleris,restoranteve dhe bujtinav shqiptare si dhe nxitëse për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë Kosovës dhe trojeve shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e prezantoi si një zbulim…