Shaip Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

30 korrik 2021 | 12:24

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. Kamberi ka thënë se rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës.

Ai ka thënë se presidenti serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë është e mangët për ndërtimin e paqes në Ballkan.

“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garanci stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluturimi i parë me përkthyes afganë dhe punëtorë tjerë, që…