Shakira fiton gjyqin për taksat/ Spanjë, gjykata vendos kthimin e 55 milionë eurove këngëtares

18 maj 2026 | 15:37

Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar autoritetin tatimor të vendit t’i rikthejë 55 milionë euro këngëtares Shakira, pasi vendosi se paratë ishin marrë në mënyrë jo të drejtë në një mosmarrëveshje mbi taksat e saj.

Gjykata e Lartë kombëtare ka urdhëruar Thesarin të rimbursojë shumën plus interesin këngëtares kolumbiane.

Sipas gjykatës, aautoritetet tatimore nuk kishin arritur të provonin se ajo kaloi 183 ditë në Spanjë në vitin 2011 – minimumi i kërkuar që banorët të paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale.

Shakira tha se gjykata më në fund e kishte sqaruar situatën pasi ajo kishte kaluar tetë vjet duke duruar shënjestrim brutal publik që ndikuan në shëndetin e saj dhe mirëqenien e familjes së saj.

Pagesa përfshin rreth 24 milionë euro në tatimin mbi të ardhurat dhe pothuajse 25 milionë euro në gjoba për atë që autoritetet e kishin përshkruar si një shkelje “shumë serioze”.

Agjencia tatimore tha se do të apelonte në Gjykatën Supreme dhe se asnjë pagesë nuk do të bëhej deri në vendimin përfundimtar.

Shakira jetoi me ish-futbollistin e Barcelonës dhe Spanjës, Zherard Pike, për më shumë se një dekadë, pasi u takuan në vitin 2010 gjatë xhirimeve të videoklipit muzikor për Waka Waka, kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.

Gjykata e Lartë tha se gjobat ishin të paligjshme sepse ato mbështeteshin në supozimin se Spanja ishte rezidenca tatimore e Shakirës për vitin fiskal 2011, “një fakt që nuk është vërtetuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…