Shala: BIA serbe suksesshëm ka hartuar dosje kundër UÇK-së, nuk dihet nëse AKI ka hetuar agjenturën e saj në Kosovë

02 shtator 2025 | 23:48

Opinionisi Azdren Shala nuk e di nëse AKI-ja ka mungesë potenciali apo ekziston mungesë e vullnetit politik për të hetuar agjenturën serbe në Kosovë.

“A kemi mujtë na me e hetu naj rast sa herë Serbia ka pasur një plan përmes agjenturës me arritë efekte në Kosovë?” ka thënë Shala në Rubikon.

“Deri sot s’e kemi pa t’u e ba. A është kjo mungesë potenciale e AKI-së? Nuk e di tash a është mungesë potenciali kjo e AKI-së apo është mungesë e një vullneti politik se nëse politikanët tanë direkt e indirekt janë të implikum ose të shantazhueshëm atëherë ish kanë keq.

“Unë nuk besoj që AKI-ja është aq joprofesionale sa me qenë aq symbyllun, edhe me kalu BIA serbe, e agjentët e saj të rekrutum këtu kaq lehtë edhe me arritë efekte”.

Sipas Shalës, BIA serbe ka ndërtuar informacione kundër UÇK-së.

“Sa e lexova unë mediumin kroat, puna e kësaj agjentes Ana Morganiq kish qenë, e para, që me e kriju një kontigjent të agjentëve të vet që punojnë këtu në EULEX dhe UNMIK. Qëllimi kryesor, me kriju, me ndërut, me marrë informacione kundër UÇK-së”.

“Na e kemi pa EULEX-in dhe UNMIK-un t’u ba akuza për UÇK-në. Vertikalja këtu ka funksioinu: efekti çon në Gjykatën Speciale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se dy…