Shala: Do ta votojë Qeverinë Hoti
03 qershor 2020
| 13:07
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka deklaruar se do ta votojë Qeverinë Hoti, ani pse disa ditë më parë kishte thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Ai ka treguat se qëndrimin e ka ndërruar pas vizitës që i kanë bërë presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të presidentit dhe ish-kryeministrit Haradinaj, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro Qeverisë”, ka thënë Shala.
(M.K /Epoka e re/



