
Shala e quan Kurtin ‘sociopat’ – Ka manipulu me Astrit Deharin, çka ka që s’manipulon me mërgimtarin
Pas një dite të gjatë ku eksponentët e VV-së vërshuan rrjetet sociale me fotografi të një ekipi të FSK-së nga veriu, historiani Azdren Shala tha se është ‘maskaradë’ ajo çfarë është plasuar në publik nga partia e Albin Kurtit sot, shkruan Gazeta Metro.
Shala komentoi politizimin e rastit tragjik të mbytjes së mërgimtarit në Ujman, ku sot në fakt vëmendje nga VV-ja iu dha dërgimit të FSK-së në veri e jo humbjes së jetës. Për Shalën nuk ishte befasi shfrytëzimi i kësaj tragjedie.
“Ky këtu promovon kërcime aty turistike edhe sot kemi viktimë. Po Albin Kurtit këto i duhen, ai e ka keqpërdorur më keq se këtë Astrit Deharin. Maskaradë në vete ai proces”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai tha se është e kuptueshme që të manipulohet me një tragjedi, duke e quajtur Kurtin edhe ‘sociopat’.
“Çka kanë që s’manipulojnë me këtë. Këta s’e njohin as s’e kanë pasë kurrë afër. Këta janë të tmerrshëm. Është mirë me u kujdes prej këtij njeriu që na udhëheq. Ky është sociopat, po e përsëris prapë. Unë kam frikë prej këtij njeriu, në kuptimin se çka i bën shtetit”, tha Shala.
Për këtë rast pati reagim të ashpër edhe ambasada gjermane në Prishtinë, e cila tha se është shqetësues fakti që një tragjedi shfrytëzohet për poena politikë.