
Shala: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci na mësuan se dashuria për atdheun është mbi çdo gjë
22 shtator 2025
| 14:29
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në 27-vjetorin e rënies heroike të tyre.
Ai ka thënë se Fehmiu dhe Xheva “na mësuan se dashuria për atdheun është mbi çdo gjë”.
“Në nderim të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, në përvjetorin e rënies së tyre. Rënia e tyre nuk ishte fund, por fillim i një shprese të re për popullin tonë. Ata na mësuan se dashuria për atdheun është mbi çdo gjë, edhe mbi jetën vetë. Trashëgimia e tyre do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë, sepse liria që gëzojmë sot është e shkruar me gjakun dhe heroizmin e tyre. Heroizmi i Fehmiut dhe Xhevës do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.