Shala: Fillimi i shkurtit do të ishte ideal për mbajtjen e zgjedhjeve

23 dhjetor 2020 | 11:42

Endrtit Shala, shef i grupit parlamentar të koalicionit NISMA-AKR -6+, pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se fillimi i shkurtit do të ishte ideal për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka thënë se kjo parti s’do të shkrihet në ndonjë parti tjetër, por do të garojë në zgjedhje, ku s’ka përjashtuar asnjë parti për të bërë koalicion.

“Nisma s’shkrihet në asnjë parti dhe do të garojë në zgjedhje si e vetme apo edhe me ndonjë koalicion. Ne s’kemi vija të kuqe për askënd”, ka thënë Shala.

Më tutje, Shala ka thënë se në takim me Osmanin kanë diskutuar që të thirret një seancë për miratimin e buxhetit, para shpërbërjes së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i pastrehë brazilian është ribashkuar me familjen e tij,…