Shala i PDK-së: 26 shtatori, ditë kujtese dhe lavdie

26 shtator 2025 | 16:59

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e Drenasit të cilët kanë rënë 27 vjet më parë.

“26 shtatori shënon një nga ditët më të dhimbshme, por edhe më të lavdishme të historisë sonë të re. Është dita kur me pietet të veçantë kujtojmë rënien e dëshmorëve dhe martirëve, të cilët me jetën e tyre u bënë themel i lirisë së Kosovës”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë:

26 shtatori, ditë kujtese dhe lavdie

26 shtatori shënon një nga ditët më të dhimbshme, por edhe më të lavdishme të historisë sonë të re. Është dita kur me pietet të veçantë kujtojmë rënien e dëshmorëve dhe martirëve, të cilët me jetën e tyre u bënë themel i lirisë së Kosovës.

Homazhe në Abri, për përvjetorin e rënies së familjes Deliu, e cila hyri në histori si shembull i rrallë i sakrificës familjare për çlirimin e atdheut, gjithashtu homazhe për dëshmorët Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj. Në gjakun dhe flijimin e tyre u mishëruan qëndresa, krenaria dhe dashuria për tokën shqiptare.

Më 26 shtator, nga njësiti ynë “Pëllumbi”, ranë dëshmorët e paharruar; Fatos Krasniqi, Skënder Shala, Ilaz Javori, Haki Krasniqi, së bashku me shumë të tjerë, emrat e të cilëve do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën tonë dhe në themelet e shtetit të lirë.

Ata nuk pranuan robërinë, padrejtësinë dhe shtypjen, por zgjodhën rrugën e drejtë të luftës për liri. Rënia e tyre është amanet për ne: të ruajmë, të mbrojmë dhe të forcojmë lirinë e fituar me gjak.

Sot përulemi me nderim para veprës së tyre, me bindjen se gjeneratat e ardhshme do të rriten mbi idealet dhe sakrificën e dëshmorëve e martirëve.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Nderim i pashuar martirëve të lirisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga një vend i izoluar, ku regjimi komunist diktonte çdo…