Shala i PDK-së: A ka qeveri ky vend? Humbjet në Trust gjatë këtij muaji janë rreth 60 milionë euro

21 mars 2023 | 10:48

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se situata në Trust është alarmante.

Shala ka thënë se vetëm gjatë këtij muaji (mars) humbjet në Trust janë rreth 60 milionë euro.

“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro!

Situata në Trust është alarmante!

Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro!

Përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues. Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!

Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e pensionimit.

Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro.

A ka qeveri ky vend?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë një konference shtypi e thirrur me nxitim…