
Shala i PDK-së: Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar ndaj kërkesës se presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.
Shala ka thënë se me këtë kërkesë, presidentja Osmani është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve.
Deputeti Shala ka thënë se “presidentja e vendit, duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor”.
“Të nderuar qytetarë, presidentja e vendit, duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor! Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal. Zonjës presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër. Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
Osmani kërkon nga Kushtetuesja ‘masë të përkohshme’ për Kuvendin