
Shala: Jemi favorit në shtëpinë tonë
17 nëntor 2020
| 18:00
I pranishëm në konferencë para ndeshjes që Kosova e zhvillon nesër (e mërkurë) ndaj Moldavisë ishte edhe mesfushori Herolind Shala.
Ai ka vlerësuar se Kosova është favorite në këtë ndeshje dhe se synon t’i rikthehet fitoreve.
“Besoj që treguam kualitet dhe lojë të mirë me Slloveninë, por nuk kishim fat. Nesër jemi favorit në shtëpinë tonë, e dimë se Moldavia mund te na shkaktojë probleme por ne luajmë për fitore. Normalisht që nuk kemi arrit fitore që shumë ndeshje është problem, por kemi besim tek stafi teknik dhe tek njeri-tjetri andaj nesër duhet të dalim në fushë si ekip dhe të rikthehemi tek rezultatet pozitive”, ka thënë Shala.