Shala: Kosovës i duhen zgjedhje të reja dhe një qeveri e udhëhequr nga PDK-ja

26 tetor 2025 | 17:31

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar pas dështimit të votimit në Kuvend të qeverisë së re të prezantuar nga Albin Kurti.

Pas këtij dështimit, Shala ka vlerësuar se Kosovës i duhen zgjedhje të reja dhe një qeveri e re e udhëhequr nga PDK.

“Për nëntë muaj me radhë, Albin Kurti pretendonte se i kishte numrat për të formuar qeverinë. Sot u vërtetua se gjithçka ishte një mashtrim i madh. PDK që nga fillimi ka qenë e vendosur: nuk do të ketë më qeveri Kurti. Tani vendit i duhen zgjedhje të reja dhe një qeveri e re, e udhëhequr nga PDK. Ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe e zhbllokoi “El Clasicon”, duke shënuar golin e…