Shala kritikon qeverinë Kurti: 3.5 miliardë euro buxhet, asnjë projekt kapital për Kosovën
15 dhjetor 2025
| 15:58
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka adresuar kritika në adresë të qeverisë në detyrë në lidhje me investimet kapitale.
Shala ka thënë se kjo qeveri ndonëse ka pasur në dispozicion 3.5 milionë euro nuk ka realizuar asnjë projekt kapital për vendin.
“3.5 miliardë euro buxhet dhe kjo qeveri nuk ka realizuar as edhe një projekt kapital për vendin. Në vend të punëve, ata merren me rrjetet sociale. Ky mentalitet qeverisës i dobët duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i kthehet punës, projekteve dhe sukseseve me Bedri Hamzën Kryeministër. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.



