
Shala: Mafia energjetike ka futur duart në rajonin Ballkanit si rezultat veprimeve me ose pa dashje të qeverisë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se paralajmërimi i KESCO-s për kolaps energjetik, “lirisht mund të klasifikohet ndër skandalet më të mëdha ekonomike dhe politike që ndodhin në sektorin e energjisë, por veçanërisht në ekonominë e vendit”.
“Si kryetar i Komisionit për Ekonomi, edhe si grup parlamentar, tash e pesë vite rresht e kemi paralajmëruar qeverinë për menaxhimin e skajshëm ekstrem joprofesional dhe joadekuat edhe në kuptimin e resurseve njerëzore edhe në kuptimin teknologjik por edhe në atë investiv”, ka shkruar Shala në “Facebook”, duke kërkuar llogaridhënie nga akterët e përfshirë në sektorin e energjisë.
“Pra, kjo që sot po i ndodhë vendit kërkon llogaridhënie të madhe politike njerëzore, juridike dhe po ashtu një përgjegjësi të madhe gjyqësore për të gjithë akterët që janë të involvuar direkt dhe indirekt që sot mafia energjetike ka futur duart në rajonin Ballkanit si rezultat veprimeve me ose pa dashje të qeverisë Kurti. Për qytetarët dhe bizneset vërtetë është ditë e rëndë. Ditë të cilën nuk ia kisha dëshiruar kurrë. Ditë të cilën as ata as unë personalisht nuk e kemi menduar se një qeveri e tillë e papërgjegjshme duke qenë shumë kushinete për hapat që i ka bërë më shumë se pesë vite, sot ua kthen në këtë formë sepse gjithë këtë kosto barrën e mbartin qytetarët e Kosovës për bizneset dhe kjo është rezultat definitivë, absolut i menaxhimit dhe i qeverisë Kurti”, ka shkruar Shala.