Shala: Me Hamzën kryeministër, Kosova i kthehet punës, normalitetit, bashkimit dhe prosperitetit (video)
21 dhjetor 2025
| 15:46
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se vendi ynë ka nevojë për zhvillim dhe qeveri që nuk bllokon.
Shala ka vlerësuar se me Bedri Hamzën kryeministër, vendi ynë i kthehet punës dhe normalitetit, bashkimit dhe prosperitetit.
“Kosova ka nevojë për zhvillim. Ka nevojë për një qeverisje që çon përpara e nuk bllokon. Me Bedri Hamzën kryeministër, vendi ynë i kthehet punës dhe normalitetit, bashkimit dhe prosperitetit. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Shala në “Facebook”.



