
Shala: Me kërkesën e saj, Osmani tregoi qartë se është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve
22 korrik 2025
| 20:54
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim mbi aktvendimin e fundit për pasojat juridike dhe masë të përkohshme.
Shala përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se Osmani ka bërë të qartë se është pjesë e ”pazareve për krijimin e institucioneve”.
“Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal”, ka shkruar ai.
Reagimi: