Shala: Miqësorja me Suedinë, test i mirë

10 janar 2020 | 11:19

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Herolind Shala, ka thënë se miqësorja që “dardanët” e zhvillojnë të dielën është një test i mirë sidomos për lojtarët e rinj që janë ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

“Stërvitja e paradites, por edhe loja që e zhvilluam në mbrëmje shkuan shumë mirë. Personalisht e ndjej veten jashtëzakonisht mirë që jam rikthyer pas lëndimit dhe që sërish jam pjesë e Përfaqësues. Çdo herë kur grumbullohem me ekipin ndjehem krenar dhe i lumtur. Kësaj radhe ka edhe shumë lojtarë të ri dhe më vjen mirë që iu ka dhënë mundësia ta përfaqësojnë Kosovën në këtë miqësore. Mendoj se kemi kohë të mjaftueshme deri të dielën për ta përgatitur lojën tonë sa më mirë dhe pres një lojë cilësore. Natyrisht se miqësorja me Suedinë është një test i mirë, por edhe një mundësi për futbollistët e rinj që t’i tregojnë cilësitë e tyre para përzgjedhësit Challandes”, ka thënë Shala.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv Kim Kardashian ka publikuar disa video në rrjetin…