Shala: Mosfunksionalizimi i Kuvendit sjell probleme për shumë projekte kapitale

18 qershor 2025 | 14:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka konsideruar mungesën e mosfunksionalizmit të Kuvendit të Kosovës si problem në menaxhimin dhe funksionalizimin e shumë projekteve kapitale që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve.

Shala në një prononcim për “Periskopin” ka treguar se edhe mungesa e rishikimit të buxhetit ka ndikim më të madh tek pushtetet lokale.

“Moskonstituimi i Kuvendit ka sjell probleme substanciale në menaxhimin dhe funksionalizimin e shumë projekteve dhe institucioneve publike. Tanimë, është koha të rishikimit buxhetor jo vetëm si praktik dhe kulturë institucionale por edhe si arsye e domosdoshme për të ndihmuar apo përfunduar shumë projekte investive në të gjitha nivelet menaxhuese të financave publike, mos rishikimi buxhetor po godet me theks të veçantë pushtetet lokale, pastaj shumë projekte infrastrukturore të mjedisit të kulturës”, ka thënë Shala.

Ish-kryetari  i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka konsideruar se ndërmarrjet publike nuk kanë llogaridhënie financiare e as planifikim për vitin 2026.

“Të gjitha ndërmarrjet publike dhe agjencitë tashmë nuk kanë ku të raportojnë as kush t’i miratoj apo refuzoj raportet vjetore të vitit paraprak. Nuk ka llogaridhënie financiare e as planifikim për pjesën tjetër të vitit. Përveç shumë rregullatorëve si ZRrE-ja, KPMM-ja, OShP-ja, KOSTT-i dhe ndërmarrjet publike, etj. janë tërësisht pa mbikëqyrje parlamentare”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me…