Shala: Muja e Beqa i kënduan lirisë deri në rënien heroike (video)
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, nëpërmjet një videoje ka përkujtuar Beqir Gashin dhe Mujë Krasniqin të cilët kanë rënë heroikisht para 27 vitesh.
Shala ka thënë se Muja dhe Beqa i kënduan lirisë deri në rënien e tyre.
“Beqir Gashi këndonte për liri si i vogël, bashkë me vëllezërit e tij. E kur kënga e lirisë po jehonte nëpër atdhe, Beqa çiftelisë ia bashkoi edhe pushkën. Në krah me Mujë Krasniqin i kënduan bashkë lirisë, dhe luftuan deri kur ranë heroikisht para 27 vjetësh. Dhanë jetën bashkë edhe me 40 bashkëluftëtarë të tjerë, më 14 dhjetor 1998, në Likenet e Hasit.
Ndër i jetës time, që i njoha të dy personalisht dhe i njoha për karakterin e fortë dhe trimërinë e pashoq. Kështu e kishte lufta – deshën të na ndalnin këngën, por kënga e lirisë jehoi pandalur. Njëjtë, gjithmonë ka për të jehuar kënga për Beqën e për Mujën e për të gjithë dëshmorët e atdheut. Lavdi!”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e videos së publikuar në “Facebook”.



