Deputeti Shala: Kosova po përballet me krizë, qeveria pa masa konkrete për rritjen e çmimeve

03 prill 2026 | 17:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë lidhur me situatën aktuale me çmimet e derivateve të naftës.

Ai ka thënë se kriza  në këtë sektor është për shkak të qeverisë, pasi nuk ka hartuar hapa konkret.

“Ju e dini tashmë, më shumë se 6 vjet ky sektor apo kjo ministri (MINTI) menaxhohet nga LV-ja dhe asgjë tjetër nuk dëgjohet prej tyre, përveç vaj për një ligj antikushtetues që e kanë sjellë këtu. Këtë ligj, ata e trajtojnë në mënyrë krejtësisht jo-juridike. Tash del përfaqësuesi i shumicës së grupit parlamentar e na flet për të kaluarën e kësaj ministrie. Ne e dimë se për më shumë se 10 vjet, ministrja aktuale, por edhe ajo që shkoi, për 6 vjet, e kanë udhëheqë Ministrinë e Industrisë. Sot ajo ministri, për 6 vjet rresht, e ka lënë shtetin pa rezerva shtetërore. E, pjesë e rezervave shtetërore, janë edhe ato të naftës”.

“Pra, nëse ne do të pajtoheshim me çështjen që kriza ekziston tashmë, do të duhej të kalonim në etapën tjetër: si ta menaxhojmë atë, kush duhet ta menaxhojë atë, mbi cilën bazë ligjore dhe institucionale duhet menaxhuar krizën? Krizën s’mund ta mohojmë, ajo është në të gjitha linjat e furnizimit, po edhe po reflekton me një çmim jashtëzakonisht të lartë në Kosovë, veçanërisht sepse ne këtu e shohim, këtu e ndiejmë, këtu e prekim dhe këtu janë refleksionet e saj në jetën ekonomike tonë. Dhe nëse pajtohemi që kriza tashmë është këtu, ne duhet të marrim hapat. Çfarë? Për të marrë hapa institucionalë, në radhë të parë është përgjegjësia e qeverisë. Qeveria duhet të hartojë politika afatshkurtra, afatmesme apo politika emergjente. E gjë që deri sot nuk kemi asnjë hap konkret, asnjë ndërmarrje, iniciativë konkrete që institucionet e qeverisë ta ndërmarrin për me kaluar apo me u përgatit për sfidën”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka marrë fjalën sot në…