Shala: Opozita në asnjë rrethanë nuk duhet ta votojë për presidente Osmanin dhe as Bekim Jasharin

16 janar 2026 | 12:57

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri dhe emrat që po përfolën së fundmi në medie.
Shala ka thënë se opozita në asnjë rrethanë nuk duhet ta votojë për presidente Vjosa Osmanin sikurse që nuk e ka asnjë detyrim ta votojë Bekim Jasharin.

“Opozita e në veçanti LDK-ja, në asnjë rrethanë nuk duhet ta votojë Vjosa Osmanin sikurse që nuk e ka asnjë detyrim ta votojë Bekim Jasharin. Opozita duhet ta propozojë presidentin e jo Albin Kurthi. Nëse Albin Kurthi nuk tregohet bashkëpunues, le t’i sigurojë 80 deputetë për zgjedhje të presidentit dhe votim të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë Shala në një opinion për “Epokën e re”.

Ai ka theksuar se opozita ose duhet të bëjë punën e opozitës, ose le t’i lëshojë poturet. “Opozita nuk ka kohë ta bëjë reformimin e brendshëm sikur në shtetet normale, reformimin duhet t’ia përshtatë rrethanave që nuk është as e rregullt e as normale. Duhet të luftojë me armët e Kurthit. Nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhet pjesë e skenarit të fshehtë dhe kriminal për krijimin e Zajebnicës dhe Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit”, ka thënë Shala.

PËRRALLAT PËR PRESIDENTIN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohës të rrethanave politike dhe ekspertë ekonomikë kanë paralajmëruar për…