Shala: PDK-ja do të vazhdojë të mbetet adresa politike për të gjitha gjeneratat

29 janar 2023 | 23:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka uruar Arbnora Salihun për zgjedhjen si kryetare e Rinisë Demokratike.

Shala ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të mbetet adresa politike për të gjitha gjeneratat.

“Sot, në Konventën e 7 të Rinisë Demokratike të Kosovës, ku Arbnora Salihu është zgjedhur kryetare. Një konventë e jashtëzakonshme që kurorëzojë një proces shembullor të zgjedhjeve për rininë brenda PDK-së. PDK-ja do të vazhdojë të mbetet adresa politike e të gjitha gjeneratave e në veçanti e rinisë tonë. Urimet më të mira për kryetaren e shkëlqyeshme, Arbnora Salihu, që nga sot na është bashkuar në rrugëtimin tonë për ta bërë Kosovën një vend ku jetohet me dinjitet e ku zëri i të rinjve dëgjohet gjithmonë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka kërkuar…