
Shala për mosshtrenjtimin e rrymës në veri: Shkelje e çdo parimi njerëzor
30 prill 2025
| 11:43
Deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i padrejtë.
Sipas Shalës, ky veprim është një shkelje e parimeve elementare njerëzore, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.
“Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor”, ka thënë Shala për “FrontOnline”.
Shala ka shtuar se qeveria Kurti dhe mekanizmat që janë duke e bërë këtë janë duke e shkelur ligjin dhe të drejtave të qytetarëve.
“Kjo është pabarazi e radhës që qytetarëve të Kosovës qeveria Kurti dhe mekanizmat saj po e bëjnë këtë dhe parimisht kjo është edhe shkelje e ligjit dhe parimeve elementare njerëzore”, ka thënë Shala.