
Shala përkujton dëshmorët e rënë në betejën të ‘Guri i Gradinës’
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar dëshmorët e rënë në betejën e “Gurtit të Gradinës”.
Shala ka thënë se 22 vjet me parë pjesëtarët e Brigadës 121, Brigadës 113, dhe të njësisë speciale “Arbëri” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin betuar për të mbrojtur pozicionin e tyre në “Gurin e Gradinës”, nga ku mbrohej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, “Radio Kosova e Lirë”, agjencia e lajmeve “KosovaPress” dhe rreth 80 mijë banorë që ishin strehuar në Malet e Berishës.
“Në këtë betejë heroike ranë dëshmorë në altarin e lirisë luftëtarët e paepur të UÇK-së: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi. Ne sot kujtojmë me krenari dhe respekt betejën e ‘Gurit të Gradinës’, heroizmin e këtyre dëshmorëve, qëndresë e palëkundur të luftëtarëve të UÇK-së dhe një nga fitoret vendimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Shalës:
Sot shënohet 22 vjetori i një nga betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e njohur si beteja e “Gurit të Gradinës”.
Më 18 prill të vitit 1999, pjesëtarët e Brigadës 121, Brigadës 113, dhe të njësisë speciale “Arbëri” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin betuar për të mbrojtur pozicionin e tyre në “Gurin e Gradinës”, nga ku mbrohej edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, “Radio Kosova e Lirë”, agjencia e lajmeve “KosovaPress” dhe rreth 80 mijë banorë që ishin strehuar në Malet e Berishës.
Në këtë betejë heroike ranë dëshmorë në altarin e lirisë luftëtarët e paepur të UÇK-së: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Halim Bajraktari e Mentor Gashi.
Ne sot kujtojmë me krenari dhe respekt betejën e “Gurit të Gradinës”, heroizmin e këtyre dëshmorëve, qëndresë e palëkundur të luftëtarëve të UÇK-së dhe një nga fitoret vendimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.
Falënderime, respekt dhe mirënjohje për kontributin e luftëtarëve të UÇK-së. Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri!