
Shala publikon një video të Thaçit: Drenica dhe Drenasi kanë vetëm një adresë – UÇK-në dhe PDK-në
26 shtator 2025
| 21:56
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar një video-mesazh të ish-liderit të kësaj partie, Hashim Thaçi, i cili gjatë një fushate elektorale në Drenas kishte thënë se Drenica ka një adresë: UÇK-në dhe PDK-në.
“Sot përmes këtij tubimi dëshiroj edhe të ju dërgoj një mesazh disave që e mira i ka çuar peshë që të kthehen në shtëpi të vet. Drenica dhe Drenasi e ka pasur, e ka dhe do ta ketë vetëm një adresë: UÇK-në dhe PDK-në”, kishte thënë Thaçi.