Shala: Sektori energjetik është në situatë të renduar (video)
21 prill 2026
| 13:59
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se sektori energjetik në vendin tonë është në situatë të rënduar.
Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, ka thënë se qytetarët janë duke paguar taksë jomeritore.
“Qytetarët po e paguajnë një taksë jomeritore, sektori energjetik në vend, është në situatë jashtëzakonisht të rënduar në çdo dimension”, ka thënë Shala.



