Shala shpreson që Komisioni Hetimor ta zhvillojë punën normalisht: Të zbardhet e vërteta për rezervat shtetërore

30 nëntor 2023 | 13:42

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbajtur konferencë për medie pas konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se që një vit kanë kërkuar përgjigje mbi rezervat shtetërore edhe pse ekzistojnë dyshimet për keqpërdorime.

Shala ka sqaruar se qeveri për këtë vit ka shpallur tender për furnizim përderisa vitin e kaluar këtë e kishte konsideruar sekret.

Shala ka thënë se shpreson që Komisioni Hetimor ta zhvillojë punë normalisht dhe të zbardhet e vërteta për rezervat shtetërore.

“Me vendim të Qeverisë së Kosovës gjegjësisht të kryeministrit ajo që është e rëndësishme të themi që tash e 1 vit ne nuk kemi marr përgjigjet më substanciale mbi rezervat shtetërore edhe pse tashmë është e ditur që përkundër pagesave kontratave dhe gjithë asaj që ka ndodhur malli nuk ka ardhur në Kosovë i kompletuar as  vaji, as sheqeri, as mielli. Megjithatë, anomalia më e madhe ndodhë që për pjesën që po flasin ka qenë çështja  e largimit të procedurave publike sipas ligjit dhe prokurimit publik dhe në anën tjetër tashmë kur ne po flasim, por e njëjta ministri e njëjta qeveri, pra të njëjtit akterë me të njëjtat kushte dhe rrethana ekonomike dhe gjeostrategjike kemi shpalljen e tenderit për rezerva shtetërore të reja për këtë vit me procedurë të hapur publike. Pra të njëjtit akterë e njëjta qeveri vitin e kaluar pati mbyllur me sekret shtetërorë tashmë pa ndryshuar asgjë kemi procedurë të hapur tenderimi për blerjen e mira tonëve grurë dhe qindra faktikisht miliona euro mjete të ndara”.

“… pra çfarë ndodhi? Pyetja logjike është nga viti i kaluar e deri në këtë vit. Pse në vitin e kaluar ishin të mbyllura procedurat dhe pse u larguan procedura nga prokurimi publik transparent dhe në këtë vit po vazhdohet sipas ligjit në fuqi për procedurat e prokurimit publik? Pra kemi dy veprime ligjore krejtësisht të ndryshme me të njëjtit akterë për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin mall. Pra kemi dy veprime. A ishte gabim atëherë kur u mbyll dhe u bë çfarë u bë dhe u keqpërdor rezerva shtetërore nuk u përfill ligji apo është gabim sot pra kjo është e vërteta të cilën duhet ta zbardhim. Pra kur qeveria ka vepruar drejtë po vepron tash kur po blen sipas procedurave prokurimit publik rezervën shtetërore apo gaboi vitin e kaluar kur realisht i mbylli procedurat, pra nëse asgjë nuk zbardh Komisioni Hetimor parlamentar dhe qeveria do duhej ta shpjegonte pyetjen pse ndryshoi dhe cilët janë faktorët e rijnë. Ligji është i njëjti, qeveria është e njëjta, akterët janë të njëjtit. E ripërsëris, malli është po i njëjti rezervë shtetërore e në këtë vit kemi procedurë të hapur dhe mund të keni qasje të gjithë dhe të i shihni. Pra kjo tregon për frikën dhe panikun që ka qeveria për tu ballafaquar me të vërtetën dhe me Komisionin Hetimor parlamentar të cilën kemi kërkuar tash e sa kohë edhe si grup parlamentar i Partisë Demokratike dhe si deputet sepse ka pasur dhe ka keqpërdorime të skajshme”, ka thënë Shala, duke shtuar se më komunikojnë me mediet sesa me institucionet të cilat janë të obliguara të përgjigjen karshi kërkesave të deputetëve.

“Ne përmes Komisionit nëse ka normalitet të punëve, por nëse e shohim siç ishte sot unë nuk shpresojë që do ketë normalitet dhe kur nuk ka normalitet nuk ka as rezultat, por nëse ka normalitet pune në Komisionin Hetimor ne sigurisht që do ta zbardhim të vërtetën”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakersat rikthehen te fitorja në NBA, duke mposhtur me rezultat…