Shala s’kërkon falje për sharjen në Kuvend: Ma dërgoni vërejtjen me postë
23 mars 2023
| 14:49
“Phu t’q**sha tradhtarin e nanës” – është dëgjuar derisa shante më shumë mllef deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pak para se Kuvendi të shkojë në pauzë.
Pas pauzës, i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se për shkak të këtij veprimi Shala do të marrë vërejte.
“Faleminderit! Ma dërgoni vërejtjen me postë”, ka thënë Shala, duke mos kërkuar për fjalorin e përdorur në Kuvend.
Ndryshe, Kuvendi ka vazhduar seancë, ku kryeministri Kurti po raporton për marrëveshjen në Ohër.



