Shala: Takimet me ZRrE-në janë në interes të sektorit energjetik të Kosovës

23 tetor 2023 | 16:44

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala së bashku me anëtarët e këtij komisioni kanë vizituar të hënën Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Me këtë rast, Shala ka thënë se takimet me ZRrE-në janë në interes të sektorit energjetik të Kosovës.

“ZRrE-ja si rregullator i pavarur ekonomik  i përgjigjet Komisionit funksional për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës.  Sot, bashkë me disa anëtarë të këtij komisioni vizituam këtë institucion , së bashku mbajtëm një takim pune. Në fund u dakorduam që takimet e tilla duhet  të mbahen,  janë të rëndësishme dhe ne interes të sektorit energjetik”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 25.10.2023 Gjakovë 1.…