Shala takohet me bashkëluftëtarin e Adem Jasharit: Nuredin Lashtakun e ndjek pas e kaluara e lavdishme

26 dhjetor 2025 | 15:34

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 16, Ferat Shala, ka takuar në Skenderaj, Nuredin Lushakun, bashkëluftëtar i komandatit të UÇK-së, Adem Jashari.

Shala ka thënë se Lashtakun e ndjek pas e kaluara e tij e lavdishme.

“Fushatat janë dinamike, mirëpo gjithmonë ka kohë për një kafe me njerëz të veçantë, sidomos në Skenderaj.  I tillë është Nuredin Lushtaku, bashkëluftëtar i Adem Jasharit dhe ndër pushkët e para të lirisë në kohën më të errët për popullin e Kosovës.  Një personalitet që e kaluara e tij e lavdishme e ndjek gjithmonë pas! Bashkë. Përpara. #PDK130 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan…