Shala takohet me dy vëllezërit Islamaj, jep detaje për njohjen me ta dhe kontributin e tyre për liri

14 janar 2021 | 11:59

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me vëllezërit Aziz dhe Osman Islamaj, të cilët i ka quajtur personalitete të veçanta.

Shala nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” dhenë detaje se si i ka njohur këta dy burra, raporton “Epoka e re”.

Shala ka treguar se si Aziz Islamaj kishte lënë Akademinë e Arteve për t’ju bashkuar luftëtarëve të UÇK-së.

“Edhe tregimi për të vëllanë e Azizit – Osmanin, është i veçantë, siç është i veçantë vet Osmani. Burrërinë dhe trimërinë e tij gjithmonë e kam admiruar. Kam shumë kujtime lufte me Osmanin, si njëri prej luftëtarëve më të zotë që pati Drenica. Gjatë gjithë luftës ai kurrë nuk diti t’ia kthej shpinën armikut, luftoi siç kishin luftuar shokët e tij të istikameve, Mujë Krasniqi e Fehmi Lladrovci. Osmani nuk u ligështua as në dhjetorin e akullt të vitit 1998, kur në Drenicë erdhi për ta sjell mandatën e rënies së 41 shokëve tanë në krye me komandant Mujë Krasniqin”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë i Shalës:

Aziz dhe Osman Islamaj janë dy vëllezër, të cilët për shumëçka në botën tonë janë të veçantë. Ata i kam njohur në kohëra shumë të vështira, atëherë kur njeriu vlerësohej jo për nga fama dhe pasuria, por për nga nderi, besa e burrnia.

Në memorien time Aziz Islamaj e kam të shënjuar si njërin nga profesorët e mi të hershëm – prej atyre profesorëve të cilëve autoriteti u qëndronte çdo herë si hije aureole. Kur e kam parë për herë të parë tek u jepte forma artistike gurëve dhe drurëve të Murgës, atëherë e kam kuptuar se artistët si Aziz Islami figurave të tyre në të vërtetë u jepnin dhe nga një pjesë të shpirtit të tyre.

Kur plasën pushkët e lirisë, profesor Azizi la Akademinë e Arteve, la dhe atelienë, doli luftëtar. Ne ishim shumë të lumtur që në mesin tonë kishim dhe një luftëtar – profesor si Aziz Islamaj. Atelienë me skulptura në Murgë ia dogjën flakët e luftës, por nga hiri i tyre u ndërtua liria jonë.

Edhe tregimi për të vëllanë e Azizit – Osmanin, është i veçantë, siç është i veçantë vet Osmani. Burrërinë dhe trimërinë e tij gjithmonë e kam admiruar. Kam shumë kujtime lufte me Osmanin, si njëri prej luftëtarëve më të zotë që pati Drenica.

Gjatë gjithë luftës ai kurrë nuk diti t’ia kthej shpinën armikut, luftoi siç kishin luftuar shokët e tij të istikameve, Mujë Krasniqi e Fehmi Lladrovci.

Osmani nuk u ligështua as në dhjetorin e akullt të vitit 1998, kur në Drenicë erdhi për ta sjell mandatën e rënies së 41 shokëve tanë në krye me komandant Mujë Krasniqin.

Ende e kam parasysh çastin kur ma dha atë letër të bardhë që ndrynte brenda saj zinë për 41 luftëtarët e rënë në Pashtrik.

Ndoshta unë edhe do të jem ligështuar atë çast, por mbaj mend se Osman Islamaj jo. Në zemrën e tij kishte vend edhe për dhembjet tona.

Image may contain: 2 people, people sitting, beard and hatImage may contain: 4 people, people sitting, beard and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se masat e izolimit…