 
                    Shala takohet me intelektualin që ishte bërë pjesë e UÇK-së në ditët më të vështira
                21 janar 2021
                |  18:19
            
        Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është takuar me Sabahajdin Cenën, intelektualin që iu bashkua UÇK-së në ditët më të vështira.
Shala ka thënë se Cena ka qenë zëri intelektual brenda UÇK-së.
“Takimi me Sabahajdin Cenën është çdo herë përjetim i veçantë. Modestia dhe thjeshtësia i kanë hije këtij intelektuali të rrallë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dikur mburrej që në radhët e saj kishte një luftëtar si prof. dr. Sabahajdin Cena. Ai u bë zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Në ditët e luftës, ai zgjodhi malet e Kosovës, në vend të katedrave akademike”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        