
Shala: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, diskriminues
09 shkurt 2022
| 14:32
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka quajtur diskriminues vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe se është duke cenuar sovranitetin e Kosovës.
“Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike është diskriminues dhe me pasoja të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky vendim i ndikuar politikisht po instalon pabarazi mes qytetarëve të Kosovës dhe po cenon sovranitetin e vendit duke mos i përfshirë komunat në veri”, ka thënë Shala.