Shala viziton disa kompani dhe institute në Gjermani, diskuton për mundësitë e bashkëpunimit

11 shtator 2019 | 17:54

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, gjatë vizitës në Gjermani ka vizituar kompani dhe institute të rëndësishme gjermane të cilat merren me teknologji informative dhe inovacion. Gjatë këtyre vizitave Shala ka folur me drejtuesit e këtyre kompanive për gjetjen e formave të bashkëpunimit me kompanitë nga Kosova. Ai i ka njoftuar ata për potencialin e të rinjve dhe kapacitetet e tyre për t’u ofruar shërbime në fushën e teknologjisë kompanive gjermane.

Ministri Shala, në takim me drejtuesit e kompanisë “DEKRA”, i ka ftuar për vizitë në Kosovë. “Gjatë takimit i ftova drejtuesit e kompanisë ‘DEKRA’ për një vizitë në vendin tonë, me qëllim të gjetjes së një modeli ku të rinjtë kosovarë fillimisht do të trajnohen dhe pastaj të punojnë në modelin ‘offshore’ për këtë kompani”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se gjatë kësaj vizite në kompaninë “DEKRA” kanë diskutuar për gjetjen e mundësive që studentët të cilët studiojnë për teknologji dhe industri ta bëjnë praktikën në qendrat e saj me mundësi punësimi. “Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të marrë përsipër pjesën e përkrahjes së trajnimeve për këta të rinj”, theksoi ministri në detyrë, Muzafer Shala.

Ministri në detyrë ka vizituar edhe Hasso Plattner Institut (HPI) i cili gjendet në Postdam të Gjermanisë.

Ai gjatë takimit me drejtorin e këtij instituti, Chrisoph Meinel, ia ka bërë me dije planet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për krijimin e 50 mijë IT inxhinierëve dhe krijimin e një qendre regjional në Prizren.

“Në të ardhmen me Institutin HPI do të kemi bashkëpunim ku modelin e ‘Desing Thinking si dhe qasjen ndërmarrëse dhe inovative do ta promovojmë dhe nxisim duke filluar nga klasa e parë e shkollës fillore e deri te studentet në universitete si dhe te problematikat komplekse në Kosovë. Studentët tanë do ta kenë mundësinë të shkojnë dhe të bëjnë hulumtim gjashtëmujor në këtë institucion si dhe do ta kenë mundësi për t’i ndjekur studimet e doktoratës”, ka thënë ministri Shala, duke shtuar se në të ardhmen do t’i përdorin platformat ‘open source’ që janë pjesë e HPI”, është shprehur Shala.

Ndërsa gjatë vizitës në kompaninë “NOZ Elektrotechnik”, Shala ka bërë me dije se nga afër ka parë punën e kësaj kompanie në integrimin e sistemeve për menaxhimin e objekteve. Po ashtu, ministri Shala ka vizituar edhe kompaninë “Dr. Stern GmBH” në Ludwigsburg, kompani e specializuar për rekrutim dhe lizing të stafit e cila është edhe anëtare e “Federal Employers Assocations of Personal Service Providers – BAP”.

/Epoka er re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e…