Shantazhi i Osmanit ndaj gazetarëve me AKI-në, Gashi: Dëmton sistemin e sigurisë dhe rrezik i madh për reputacionin e shtetit

11 shtator 2025 | 20:19

Shantazhi i hapur publik ndaj gazetarëve nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, duke u thirrur në ‘informacione’ nga Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, ka zgjuar reagime të gjera, ku më së fundi shkroi edhe Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Përveçse shantazh ndaj medias, citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet. Ky veprim dëmton sistemin e sigurisë dhe krijon rrezik të madh reputacional për institucionet shtetërore në afat të gjatë, sidomos në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka pranuar…