“The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë

05 mars 2018 | 08:48

Drama romantike “The Shape of Water” fitoi çmimin Oscar si filmi më i mirë.

Ceremonia e 90-të e ndarjes së Oscar-it u mbajt të dielën në Llos Angjelles.

“The Shape of Water”, një film nga regjisori Guillermo del Toro, që flet për një grua pastruese, e cila bie në dashuri me një krijesë të çuditshme të lumit, ka pasur 13 nominime, ndërsa ka fituar katër.

Gary Oldman fitoi Oscar si aktori më i mirë për rolin e tij si udhëheqësi britanik i kohës së luftës, Winston Churchil, në filimin “Darkest Hour”.

Frances McDormand, ndërkaq, mori Oscar si aktorja më e mirë për rolin në filmin “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.

Oscari është çmimi më prestigjioz i industrisë së filmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të…