Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

11 nëntor 2025 | 14:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Shaqir Lutvija, duke e dënuar me 10 vjet burgim.

Aktgjykimi ndaj Lutvijës u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi dhe anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Rrahman Beqiri.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shtator 2024, Sh.L., në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar në “Facebook” në…