Shaqir Totaj emëron nënkryetarin e komunës së Prizrenit

10 janar 2022 | 11:21

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij.
Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale.

Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20-vjeçare.

Po ashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përvoja e tij shumëvjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në…