Shaqir Totaj: Fitorja e 9 Nëntorit do ta çojë Prizrenin drejt transformimit të plotë
Në një atmosferë entuziazmi dhe bashkimi, është mbajtur tubimi madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës me nëndegët “11 Marsi” dhe “2 Korriku” në Prizren. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dëshmoi mobilizimin e fuqishëm për fitoren e balotazhit më 9 nëntor.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se puna e deritashme dhe vizioni për zhvillimin e qytetit do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mandatin e dytë.
“Prizreni po ecën me hapa të sigurt drejt transformimit dhe modernizimit maksimal. Çdo projekt, çdo nismë, është dëshmi e punës dhe përkushtimit tonë për qytetin” – u shpreh Totaj.
Ai shtoi se besimi dhe përkrahja e qytetarëve janë motivi kryesor për të vazhduar me projekte që e bëjnë Prizrenin model zhvillimi në gjithë Kosovën.
“Fryma e bashkimit dhe energjia që po e shohim sonte janë garanci për fitoren e madhe të 9 Nëntorit. Bashkë do ta çojmë Prizrenin edhe më lart” – tha Totaj, duke falënderuar të gjithë përkrahësit dhe strukturat e PDK-së për angazhimin e tyre.
Tubimi i sontëm shënoi një tjetër dëshmi të organizimit të fuqishëm të PDK-së në Prizren, në prag të një beteje zgjedhore që po shihet si vendimtare për vazhdimin e transformimit të qytetit.
Tragjedi në futbollin serb: Trajneri Žižović ndërron jetë gjatë ndeshjes
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        