Shaqir Totaj publikon listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale

10 gusht 2025 | 20:18

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prizrenit, për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Bartës i listës është ish-ministri i Kulturës dhe nënkryetari aktual i Komunës, Kujtim Gashi.

Në njoftimin e tij, Totaj ka theksuar:

“Të rinj e të reja, profesorë e mjekë, urbanistë dhe ekspertë, aktivistë e anëtarë të devotshëm të PDK-së do t’i shërbejnë me zell e përkushtim Prizrenit. Si kryetar që kërkoj një mandat të dytë, ju ftoj ta shpërndani dhe ta mbështesni listën fituese në zgjedhjet e 12 tetorit. Na priftë e mbara 💙”

Vazhdojmë + 4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni prizrenas Tefik Tarashaj do të kandidojë për Asamblenë Komunale…