
Shaqir Totaj: Të tregojmë kulturë demokratike dhe të fitojë qytetaria!
12 tetor 2025
| 13:29
Në këtë ditë të bukur zgjedhore në Prizren, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me familjen e tij, ka ushtruar të drejtën e votës.
“Sot, së bashku me familjen time, shfrytëzuam të drejtën e votës! Mesazhi im për të gjithë qytetarët është i thjeshtë: të tregojmë kulturë demokratike, siç kemi bërë gjithmonë, dhe të fitojë qytetaria”, ka deklaruar Totaj pas votimit.
Ai ka ftuar të gjithë prizrenasit që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës.
“Votoni për qytetin! Votoni për Prizrenin!”, ka përfunduar Totaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përgjegjësisë qytetare në këtë proces demokratik.