
Shaqiri e Nivokazi në ekipin e javës në Zvicër
15 shtator 2025
| 16:28
Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin ideal të javës në Superligën zvicerane.
Ish-përfaqësuesi zviceran ishte i hatashëm tek Baseli duke i realizuar dy gola, ndërsa asistoi edhe në golin e Albion Ajetit.
E krahas tij, në këtë formacion u përfshi edhe futbollisti tjetër kosovar, Nivokazi.
Sulmuesi që po pret ta tregojë veten në Kombëtaren e Kosovës shënoi dhe asistoi në fitoren e Sionit ndaj Winterthurit me rezultat 3:2.
