
Shaqiri, lojtari i javës në elitën e Zvicrës
14 maj 2025
| 11:45
Basel fitoi titullin kampion në Zvicër, pasi mundi 2-5 Luganon. Protagonist absolut në këtë takim ishte lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Shaqiri realizoi 3 gola dhe për xhiron e 35-të në elitën e Zvicrës, ai është zgjedhur lojtari më i mirë i javës.
Xherdan Shaqiri ka luajtur një sezon fantastik me Baselin, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 20 asistime.