Shaqiri me idetë e qarta: Dua të luaj në Champions me Baselin

22 qershor 2025 | 12:55

Pas një sezoni pozitiv, Basel shpreson që të kualifikohet për në Champions League.

Për këtë temë ka folur së fundmi, lojtari shqiptar i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri.

“Mendoj se e kemi një shans, pavarësisht se kundër kujt do të luajmë. Patjetër që do të përpiqemi të hyjmë në Ligën e Kampionëve. Do të ishte ëndërr për mua të luaja sërish në Ligën e Kampionëve me Baselin. Kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Shaqiri.

Baseli do të kërkojë që të sigurojë një biletë për në Champions nëpërmjet Play Off.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, kërkon themelimin sa…